Lajme
Kapet vrasësi i dy policëve gjermanë
Mediat gjermane shkruajnë se policia gjatë ditës së djeshme, në pjesën perëndimore të këtij vendi ka arrestuar 38-vjeçarin Johannes Andreas Schmitt, që dyshohet se në orët e para të mëngjesit gjatë një kontrolli rutinor vrau me armë zjarri dy policë gjermanë.
“Kemi arrestuar personin, të cilin e kërkonim”, ka njoftuar policia në Sarsk të Gjermanisë.
Para kësaj, policia kishte lëshuar fletarrestin për 38-vjeçarin, dokumentet e të cilit janë gjetur në vendin ku janë kryer vrasjet.
Schmitt dyshohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një kontrolli rutinor, me armë zjarri ka qëlluar për vdekje një police 24-vjeçe, e cila ishte akoma është duke u trajnuar si dhe kolegun e saj 29-vjeç.
Siç bën të ditur policia, ai është i njohur për autoritetet për shkak të arratisjes nga vendi i ngjarjes. Por, raportohet se ai kishte leje për armën e zjarrit.
E deri më tani nuk dihet nëse në veturë më të dyshuarin ishte edhe dikush tjetër. Ndërkaq policët e vrarë në bagazhin e veturës së të dyshuarit kishin gjetur një kafshë të egër të ngordhur.
Aty edhe eskaloi situata. Polici i vrarë para se të qëllohej për vdekje, kishte shkrepur disa plumba nga arma zyrtare. Që të dy policët kishin uniforma dhe jelek antiplumb.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?












