Lajme
Misioni i BE-së prezanton Raportin Final për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë
Lukas Mandl, kryevëzhguesi i misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, do ta prezantojë të enjten Raportin Përfundimtar të misionit për gjetjet dhe rekomandimet që ndërlidhen me procesin e zgjedhjeve komunale të 17 tetorit dhe balotazhit të 14 nëntorit.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga zyra për media e BE-së.
Gjetjet dhe rekomandimet janë dhënë me qëllim të forcimit të procesit zgjedhor në Kosovë.
“Kryevëzhguesi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, i cili vëzhgoi zgjedhjet komunale të mbajtura më 17 tetor dhe 14 nëntor 2021, do të prezantojë Raportin Përfundimtar të misionit me gjetjet dhe rekomandimet për forcimin e procesit zgjedhor në Kosovë, në konferencën për shtyp, e cila do të mbahet të enjten, më 3 shkurt 2022”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës Këshilli Federal, shumica e kantoneve dhe komiteti i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetit i Senatit e sheh... -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës












