Lajme
Presidenti austriak nënshkruan ligjin për vaksinim të detyrueshëm
Sot, presidenti i Austrisë ka nënshkruar një ligj që e bën vaksinimin kundër COVID-19 të detyrueshëm për të gjithë të rriturit, përcjell albinfo.ch.
Ky ligj është i vetmi i këtij lloji në Bashkimin Evropian.
Theksohet se ligji vlen për të gjithë të rriturit, përveç grave shtatzëna dhe personave që përjashtohen nga vaksinimi për arsye mjekësore.
Ata që refuzojnë vaksinimin, mund të dënohen me një gjobë prej 3,600 eurosh pas mesit të marsit.
Presidenti Alexander Van der Bellen nëshkroi ligjin pasi Parlamenti e miratoi atë.
Ligji u publikua në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi të shtunën.
Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm në protesta të rregullta gjatë fundjavave në gjithë vendin, që kur kjo masë u paralajmërua në nëntor të vitit 2021.
Por ligji ka një mbështetje të gjerë politike – me të gjitha partitë, përveç të djathtës ekstreme – në një përpjekje për të rritur shkallën e vaksinimit të vendit.
Aktualisht, 69 për qind e banorëve austriakë kanë certifikata se janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit – duke përfshirë dozat përforcuese.
Austria ka parë deri më sot më shumë se 14,000 vdekje të lidhura me COVID-19 dhe afër 2 milionë raste në një popullsi prej nëntë milionësh.
Vaksinimet e detyrueshme kundër COVID-19 janë të rralla, edhe pse Ekuadori, Taxhikistani, Turkmenistani, Indonezia dhe Mikronezia kanë prezantuar skema të tilla.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve












