Kosova
Osmani e Kurti udhëtojnë në Gjermani, marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë sot për në Mynih të Gjermanisë.
Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar se Kurti, Vjosa dhe Gërvalla do të qëndrojnë tri ditë në Gjermani, e që do të kenë takime të ndryshme.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference). I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë, gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













