Lajme
Osmani në Mynih shpreh shqetësimin për ndikimin rus në Ballkan
Në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka diskutuar si paneliste lidhur me sfidat dhe angazhimin për demokraci në Evropë.
Sipas komunikatës për medie, në diskutimin e saj Presidentja Osmani shfaqi shqetësimin për zhvillimet në rajon, ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor dhe tendencat destabilizuese që vijnë nga aleati i Rusisë, Serbia.
Përveç Presidentes Osmani, në këtë panel kanë diskutuar edhe Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe liderja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.
Osmani foli për rëndësinë e demokracisë nga perspektiva e vendit, i cili ka sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë dhe pavarësinë.
Më tej, Osmani ka theksuar se demokracia është një shtyllë kyçe në përpjekjet shtetndërtuese të Republikës së Kosovës, sikurse edhe shtyllë qendrore e zhvillimit të shoqërisë në Kosovë.
Tutje, ajo ka folur për sfidat me të cilat përballen shoqëritë demokratike, si dhe mënyrat se si mund të tejkalohen ato.
Presidentja Osmani tha se suksesi i përbashkët arrihet nëpërmjet garantimit të të drejtave të njeriut, kundërshtimit të pushteteve autoritare nëpër botë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet popujve demokratikë.
Ajo përmendi edhe Samitin për Demokraci dhe zotimet e Republikës së Kosovës në këtë Samit, të cilat do ta avancojnë edhe më tej demokracinë në vend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?














