Lajme
Suspendohen të gjithë policët që ishin në vendin e incidentit në Zllatar
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi të premten mbrëma në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku një polic mbeti i vdekur, pasi u qëllua me armë zjarri aksidentalisht nga kolegu i tij.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë dhe se të gjithë të tjerët që ishin prezent në vendin e incidentit janë suspenduar nga puna.
“Më 19.02.2022 lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Me rekomandim të Inspektoratit policor, të gjithë zyrtarëve policorë që ishin në vendin e incidentit u është dhënë vendimi për suspendim nga puna”, thuhet në raportin e policisë.
Kujtojmë se Inspektorati i Policisë kishte njoftuar se policët ishin në një ndejë private, ku kishin marrë pjesë 15 zyrtarë policorë.
“Personi i dyshuar në këtë rast – (zyrtar policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të vrasje, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra. Me dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga Inspektorati Policor janë arrestuar edhe 5 zyrtarë të tjerë policorë (që ishin prezent në ndejë), kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar”, thuhej në njoftimin e IPK-së.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër










