Lajme

Për një muaj aeroporti i Prishtinës u ka shërbyer 194,207 pasagjerëve

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës njofton se gjatë muajit janar ANP “Adem Jashari” u ka shërbyer 194,207 udhëtarëve, duke regjistruar kështu numrin më të madh të udhëtarëve të shërbyer gjatë muajit janar në krahasim me vitet e kaluara.

“Ky numër paraqet rritje prej 45% në krahasim me vitin e kaluar, 6% rritje në krahasim me vitin 2020 dhe 15% rritje në krahasim me vitin 2019 në  periudhën para pandemisë”, thuhet në raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil i Kosovës.