Kosova
A do t’u ndalohet deputetëve të Kosovës kompensimi për derivate?
Nga disa deputetë u kërkua që të ndalohet kompenzimi për naftë dhe kafe
Në komisionin parlamentar për buxhet të Kuvendit të Kosovës, sot është diskutuar për kërkesën për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë se duhet të vendoset një tavan për shpenzimet mujore të një deputeti,
Ajo po ashtu kërkoi që kompenzimet për shpenzimet telefonike të zbriten 50 për qind si dhe të mos ketë kompensime shtesë për deputetët.
Por deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se kjo kërkesë është e paqartë, derisa kërkoi nga grupet e tjera parlamentare që të diskutohet më shumë kjo çështje.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit, Ferat Shala u shpreh pro idesë së ndalimit të kompensimeve për naftë dhe kafe.
“Nuk është mirë që deputetët t’i mbikëqyrin shumë institucione për shpenzime, e në anën tjetër deputetët të shpenzojnë për derivate pa kontroll. Unë jam që të hiqen kompensimet për naftë dhe kafe”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













