Kosova
Shteti i Kosovës i vendos sanksione Rusisë
Bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas invazionit në Ukrainë.
Ky vendim u vendos gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk është kjo hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.
Kurti theksoi se kanë vendosur që të miratojnë një pako sanksionesh, në bashkërendim me botën e lirë dhe paqedashëse.
“Pushtimi rus, tashmë me pasoja tragjike, përveçse sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetin të Ukrainës dhe të popullit ukrainas, është edhe sulm ndaj demokracisë dhe lirisë. Është sulm ndaj vlerave universale të paqes dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Është sfidim i rendit dhe i unitetit të botës demokratike. Është cenim i sigurisë së përbashkët ndërkombëtare.
Sot ditën po e fillojmë duke iu bashkangjitur partnerëve tanë, BE-së dhe SHBA-së në kundërpërgjigjen ndaj agresionit ushtarak të Rusisë, duke miratuar një pako të sanksioneve ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që Republika e Kosovës, duke qenë e rreshtuar me botën demokratike, i vë sanksione Federatës Ruse. E në të dy rastet për shkak të agresionit dhe atë ndaj po të njëjtit shtet, Ukrainës.
Dëshmi që kjo Rusi që po e shohim sot, nuk është një Rusi e re, por edhe paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re. Në fakt ajo dëshiron të jetë prapë e vjetër madje të bëhet edhe më e vjetër se Bashkim Sovjetik, pra të bëhet perandori ruse”, tha Kurti.
Sipas tij, përgjigjja e botës perëndimore dhe demokratike duhet të jetë e unifikuar dhe e vendosur.
“Dhe, e tillë ka qenë. Si pjesë e saj, vendimi ynë i sotëm është bindje vlerore e jona, bashkërendim dhe bashkim me botën e lirë dhe paqedashëse dhe solidarizim me shtetin dhe popullin ukrainas.
Reagimi ynë i menjëhershëm dhe i parezervë ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia duhet të lexohet edhe si një mesazh i qartë i orientimit tonë politik dhe diplomatik. Por, kemi tregues edhe të orientimit të fqinjit tonë në veri të paralajmëruara më herët.
Përafërsisht në të njëjtën kohë kur Kosova ishte një nga 16 shtetet mikpritëse në mesin e 27 vendeve pjesëmarrëse të ushtrimeve ushtarake të NATO-s të kryesuara nga SHBA-ja, ‘Defender Europe 21’, Serbia dhe Rusia zhvillonin ushtrime të përbashkëta ushtarake të quajtura ‘Joint Response 21’ dhe më pas ‘Slavic Shield 21’.
Pra kur Kosova e aleatët e saj stërviteshin se si të jenë mbrojtësit të Evropës, fqinji ynë verior dhe Rusia përgatiteshin për kundërpërgjigje të përbashkët dhe për atë që ata e quajnë mburojë sllave. Le të jetë ky një rikujtim për të gjithë”, tha ai.
Ai më tej tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e bashkërenduar dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Evropian, NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Mbretërinë e Bashkuar, për të kundërshtuar luftën pushtuese të Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin tonë.
“Qëndrojmë bashkë e të bashkuar për paqe dhe siguri, dhe për mbrojtje të demokracisë e të lirisë”, tha kryeministri.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










