Lajme
Google bllokon reklamat e mediave shtetërore ruse
Alphabet, kompania amë e platformës YouTube, ka thënë se mediat shtetërore ruse nuk do të mund të përfitojnë nga reklamat më në këtë rrjet.
Kjo nënkupton që Russia Today (RT) dhe kanale të tjera nuk mund të marrin para nga reklamat në YouTube dhe faqe të tjera që janë në pronësi të Alphabet.
Kompania ka thënë se këto media as nuk do të mund të blejnë reklama përmes shërbimeve të kompanisë Google.
Një zëdhënës ia ka atribuuar këtë vendim “situatës së jashtëzakonshme” dhe ka thënë se Alphabet do të “marrë masa të tjera nëse është e nevojshme”.
Ky vendim vjen pasi ministri për Transformim Digjital në Ukrainë, Mykhailo Fedorov, ka thënë se i ka kërkuar platformës YouTube që të bllokojë propagandën ruse.
Mediat shtetërore – sidomos RT – fitojmë miliona dollarë në vit nga reklamat në YouTube dhe nga shërbime të tjera të Google-s.
Facebook dhe Twitter tashmë kanë bllokuar reklamat nga Rusia.
Autoritetet ruse kanë kufizuar qasjen në të dyja këto platforma./rel
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut











