Kosova
Eurodeputeti austriak: Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania duhet ta njohin Kosovën
“Çdokush që e fillon një luftë, s’duhet të ketë sukses. Kjo është një detyrë e gjeneratës tonë politike për të siguruar këtë në Europë. Duke e bërë këtë, ne po i japim gjeneratës së ardhshme mundësinë për një jetë pa luftë”, ka thënë eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, në Parlamentin Europian, duke folur për luftën në Ukrainë.
Tutje, Mandl ka thënë se është koha që pesë shtetet e BE-së të ndërrojnë qëndrimin e tyre karshi Kosovës.
“Tani është koha që pesë shtetet anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë këtë më në fund. Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja duhet të njohin Republikën e Kosovës menjëherë. Kjo do të ishte një shenjë e fortë e unitetit e komunitetit europian. Momenti është tani”.
“Qytetarët e Serbisë meritojnë struktura në të gjitha nivelet që respektojnë vlerat tona evropiane. Evropa meriton unitet në diversitet. Ukraina meriton solidaritet dhe udhëheqja ruse meriton sanksione me efekt të plotë. Të gjitha institucionet e BE-së tani duhet t’i bëjnë urgjentisht thirrje Serbisë që të distancohet qartë nga çdo formë luftarake. Përndryshe, negociatat e anëtarësimit në BE do të ishin një ndërmarrje e kotë. Po ashtu, normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Kosovës duhet të përfundojë menjëherë dhe njohja duhet të përgatitet pa vonesë”, ka thënë Mandl.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












