Kosova
Kroacia i propozon BE-së që Kosovës ti jepet statusi i vendit kandidat
Zhvillimet në Ukrainë dhe frika e përshkallëzimit të këtij konflikti edhe në Ballkan ka vënë në lëvizje vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Kroacia sot i ka propozuar BE-së që Kosovës ti jepet statusi i vendit kandidat për në BE, përcjell Albinfo.ch.
Propozimi vjen nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq sipas të cilit BE duhet të bëjë gjithçka që të mos lejojë konflikt në Balllanin Perëndimor.
“Është interes strategjik dhe kombëtar i Kroacisë që shtetet në Evropën juglindore, që kanë deklaruar dhe kanë dëshmuar gatishmërinë dhe qëllimin që t’i bashkohen BE-së, të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian sa më shpejt që është e mundshme. Prandaj, presidenti Milanoviq u ka propozuar iniciatorëve të letrës së hapur që statusi i kandidatit për pranim në BE të kërkohet për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën dhe që BE-ja, pas premtimeve të përsëritura, menjëherë të nisë negociatat për pranim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, që tashmë kanë statusin e kandidatit. Po ashtu, negociatat me Malin e Zi duhet të shpejtohen”, thekson presidenca e Kroacisë përmes një komunikate për media.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












