Lajme
Çmimi i naftës vazhdon të rritet
Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që mëtojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit rus në Ukrainë.
Thuhet se çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka arritur në 110 dollarë për fuçi, duke shënuar rritjen më të madhe në shtatë vjetët e fundit.
Çmimi është rritur pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji janë pajtuar për të lëshuar në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente.
Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende të tjera anëtare të kësaj Agjencie kanë thënë se me këtë veprim synojnë të stabilizojnë tregjet.
Rusia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në botë.
Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, bota është shqetësuar për ndikimin e kësaj situate në tregjet e naftës dhe gazit.
Çmimet e naftës janë rritur edhe në Shtetet e Bashkuara – 109 dollarë për fuçi.
“Ne jemi të përgatitur për të shfrytëzuar secilin mjet të mundshëm për të shmangur pengesat në furnizimet me energji si pasojë e veprimeve të presidentit rus, Vladimir Putin”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, të martën.
Ajo ka thënë se Uashingtoni do të analizojë mundësi si të shmangë varësinë për energji nga Rusia.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut













