Lajme
Ndihmat emergjente zvicerane mbërrijnë në Ukrainë
Rreth 35 tonë ndihma emergjente, përfshirë pajisje mjekësore dhe tenda, të dërguara nga Zvicra për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë, kanë mbërritur në kryeqytetin Kiev.
“Ndihma është e nevojshme urgjentisht për spitalet që i shërbejnë popullatës ukrainase”, shkroi në Twitter të dielën Njësia Zvicerane e Ndihmës Humanitare (SHA). Një pjesë e madhe e ndihmave humanitare ishte dërguar nga Cyrihu në kryeqytetin polak Varshavë të martën e kaluar.
Një kolonë kamionësh dërgoi gjithashtu materiale shtesë. Furnizimet e ndihmës emergjente përfshijnë ilaçe dhe tenda familjare të pajisura me dyshekë, çanta gjumi, batanije, ngrohës, defibrilatorë, respiratorë, maska higjienike dhe veshje mbrojtëse mjekësore. Furnizimet e ndihmës janë pjesë e paketës së përgjithshme të mbështetjes së Zvicrës me vlerë rreth 8 milionë CHF. Zvicra ka dhuruar tashmë 500,000 CHF për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Ukrainë dhe ka dhënë 250,000 CHF për OKB-në. Financime të mëtejshme për organizatat ndërkombëtare si agjencitë e OKB-së dhe Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe janë duke u konsideruar.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













