Lajme
Si do të zëvendësohet gazi rus?
SHBA mund të ndërhyjë dhe të ndihmojë në rritjen e furnizimit global të gazit.
Tregu global i energjisë është tronditur në mënyrë të papritur për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por SHBA mund të ndërhyjë dhe të ndihmojë në rritjen e furnizimit global të gazit.
Toby Rice, i cili drejton kompaninë më të madhe prodhuese të gazit natyror në SHBA, EQT, tha për BBC se SHBA mund të zëvendësojë lehtësisht furnizimet e gazit që vinin nga Rusia.
“Ne kemi aftësinë dhe dëshirën për të bërë më shumë,” tha Rice.
Ai vlerësoi se SHBA-ja ka potencialin për të katërfishuar prodhimin e saj të gazit deri në vitin 2030.
Deklarata e Rice se kompanitë amerikane mund të luajnë një rol më të madh në ofrimin e gazit për Europën, vjen më pak se një javë pasi Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm, i kërkoi industrisë së karburantit në SHBA që të rrisë prodhimin e naftës.
“Ne jemi në një situatë lufte”, tha Granholm. “Kjo do të thotë që ju duhet të prodhoni më shumë tani, ku të mundeni.”
Problemi me terminalet e transportit
Dy herë gjatë dekadës së fundit, prodhuesit e naftës nga shisti argjilor kanë rritur ofertën si përgjigje ndaj çmimeve më të larta, duke shtuar prodhimin aq shumë sa çmimet ranë së tepërmi dhe shumë prej tyre falimentuan. Rice shpjegoi se sot industria është më e kujdesshme:
“Së pari, duhet të ketë kërkesë. Nuk mund të ndjekim vetëm sinjalin afatshkurtër të çmimit.”
Kompania EQT me qendër në Pittsburg mund të jetë në gjendje të rrisë prodhimin. Por pa u rritur sasia e tubacioneve, ajo nuk do të mund ta dërgojë gazin atje ku nevojitet më shumë.
Një tjetër pengesë për ambiciet e SHBA-së për të eksportuar më shumë gaz natyror të lëngshëm është mungesa e kapaciteteve të eksportit. Terminalet amerikane po dërgojnë pothuajse të gjithë sasinë e gazit që munden, sipas kapaciteteve ekzistuese.
Përpara se gazi natyror të dërgohet jashtë vendit, ai duhet të procesohet në një strukturë të veçantë ku ftohet në temperaturën minus 260 gradë Fahrenheit (minus 127 gradë Celsius), duke e kthyer atë në gjendje të lëngshme. Më pas, gazi i lëngshëm mund të ngarkohet në anije mallrash për t’u transportuar.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara funksionojnë tetë terminale të tilla, ndërsa janë miratuar për ndërtim 14 projekte të tjera.
‘Një mundësi strategjike’
Rice tha se kundërshtimet politike për ndërtimin e tubacioneve të gazit dhe të rritjes së kapaciteteve eksportuese, të nxitura pjesërisht nga shqetësimet mjedisore, janë një ndër ҫështjet kryesore të cilat po pengojnë industrinë e tij që të ndihmojë Europën për t’i dhënë fund varësisë nga gazi rus.
Rice i bëri thirrje administratës së presidentit Biden që të thjeshtojë procesin për miratimin e projekteve të tubacioneve të gazit.
Ai po kërkon një “sinjal që kjo administratë e vlerëson industrinë amerikane të naftës dhe të gazit si një mundësi strategjike”
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













