Lajme
8 vetitë shëruese të çajit xhenxhefil
Xhenxhefili është një nga erëzat më të përdorura në botë. Ka një shije të pazakontë, por të gjithë pothuajse e dallojnë menjëherë, përcjell arbresh.info.
Xhenxhefili ka veçori të mrekullueshme mjekuese, që është edhe arsyeja pse duhet ta konsumojmë atë çdo ditë, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për këtë se përgatitja e një çaji të shijshëm.
Posa e përgatisni si çaj, ju mund t’i shtoni mjaltë apo limon që të zbusni shijen e xhenxhefilit. Ja arsyet përse duhet të pini këtë çaj:
Dukë pirë një gotë me çaj xhenxhefili para udhëtimit, ju do të parandaloni trullosjen dhe vjelljen që përcillen nga rrugët e gjata. Mund të pini një gotë çaj edhe në momentin kur e vëreni se po ju shfaqen këto simptoma.
Rregullon sistemin digjestiv
I mirë në rregullimin e tretjes dhe absorbimin e ushqimit, çaji i xhenxhefilit mund të zbusë fryrjet pasi që keni ngrënë sasi të mëdha të ushqimit.
Redukton inflamacionet
Xhenxhefili përmban veti anti-inflamacion që e bëjnë ideal për kurë shtëpie kur keni probleme me muskujt ose nyje. Përpos tjerash, mund t’i lagni pjesët me inflamacion me këtë çaj.
Lufton problemet e frymëmarrjes
Çaji i xhenxhefilit ndihmon lehtësimin e nxënies kur jeni më grip. Provoni të pini një gotë me çaj xhenxhefili për simptomat e traktit respirator kur keni probleme me alergji nga pluhurit apo bimët.
E rregullon qarkullimin e gjakut
Vitaminat, mineralet dhe amino acidet në çajin e xhenxhefilit e ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut që mund të ulet nga problemet kardiovaskulare. Xhenxhefili preventon koagulat që të mblidhen në arterie dhe parandalon sulmet në zemër.
Zbut dhimbjet menstruale
Kjo është për të gjitha ato gra e vajza që vuajnë nga dhimbjet menstruale. Provoni dhe lagni një peshqir në çaj të nxehtë të xhenxhefilit dhe vendoseni në pjesën e poshtme të abdomenit. Ndihmon në zbutjen e dhimbjeve dhe relakson muskujt. Në të njëjtën kohë pini një gotë çaj me xhenxhefil dhe mjaltë.
Forcon imunitetin
Çaji i xhenxhefilit ndihmon në forcimin e imunitetit, ngase ka nivel të lartë të antioksiduesve.
Relaksim nga stresi
Çaji i xhenxhefilit ka veti qetësuese dhe ndihmon të lironi stresin. Kjo thuhet të jetë nga kombinimi i aromës se fortë dhe vetive shëruese të xhenxhefilit.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













