Kosova
Arrestohet shtetasi i Kosovës në kufirin Hungari-Serbi
Policia serbe e ka arrestuar kosovarin Abaz Beqirajn mëngjesin e kësaj të diele në kufirin Hungari – Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar vajza e Abazit, Melihate Beqiraj, e cila tha se babai i saj ka qenë në vizitë tek djali i tij në Gjermani, ndërsa për arrestimin e tij janë njoftuar nga kompania me të cilën ishte duke u kthyer në Kosovë.
“Baba ka qenë për vizitë tek djali në Gjermani. Sot në 8:30 ka qenë në kufi me Hungarinë dhe Serbinë. Ka qenë t’u ardhur me autobus dhe ata na kanë lajmëruar se policia serbe na kanë arrestuar babin”, ka thënë ajo.
Tutje ajo thotë se familja e saj kanë tentuar të kontaktojnë edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por kjo nuk ka qenë e mundur.
Beqiraj deklaroi se babai i tyre është i sëmurë dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla më parë.
Sipas kompanisë me të cilën po udhëtonte ai, policia serbe kanë thënë se Abaz Beqiraj e ka një dënim të vitit 2010, por nuk dihet se i çfarë natyre ishte ky dënim, teksa shtuan se në pikën kufitare policia nuk ka paraqitur vendim të gjykatës.
“E kanë ndalur një udhëtar, por nuk dihet arsyeja. Ai është ndalur nga pala serbe, por sipas policisë, ai e ka një dënim të vitit 2010. Janë munduar të merret vesh se çfarë dënimi dhe policia nuk e kanë ditur dhe vendimi prej gjykatës nuk është paraqitur në pikën kufitare”, janë shprehur nga kompania, njofton Klankosova.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











