Lajme
Djemtë e dëshmorit Abdullah Bugari ndihmojnë refugjatët ukrainas në Austri
Kryetari i komunës Ansfelden, Christian Partoll falënderon vëllezërit Bugari për ndihmën e palodhur që ata bëjnë për refugjatët ukrainas
Në Ansfelden të Austrisë së Epërme, në garazhin e automjeteve të vëllezërve nga Rahoveci, Nuri dhe Adri Bugari, veturat e familjeve ukrainase thuajse çdo ditë ndalen për riparim. Tash e disa javë riparimin e veturave të refugjatëve ukrainas ata e kanë bërë falas. Por, pak më ndryshe ishte me një familje tjetër. Edhe pse provuan ta riparojnë veturën e kësaj familje, nuk ia dolën. Për shkak të dëmtimeve që kishte vetura gjatë përplasjes me një tanke në konfliktin Rusi – Ukrainë, ajo nuk kishte mundësi riparimi. Vëllezërit Bugari kërkuan ndihmë nga qytetarët e kësaj komune për të siguruar një veturë tjetër, e preferuar ishte “Opel Zafira”, ashtu siç e kishin vetë familja ukrainase.
Dy djemtë, Nuri dhe Adri, në Austri, kishin ardhur edhe vetë si refugjatë në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë. Ata janë bijtë e dëshmorit Abdullah Bugari, i cili ishte edhe dëshmori i parë i rënë gjatë luftës në Rahovec. Megjithatë, nga hiçi, ai dhe vëllai i tij Adri, hapën një garazh veturash, ku sot kanë 15 punëtorë. Por, të dy vëllezërit “kalvarin” që e kanë përjetuar gjatë rrugëtimit të tyre si refugjatë, dëshirojnë ta përcjellin si një mbështetje edhe për refugjatët ukrainas.
Nuri dhe Adri Bugari shpejt e siguruan veturën dhe ua dhuruan familjes ukrainase. Ashtu siç e do tradita shqiptare, ata i dërguan familjen edhe për ushqim në një furrë shqiptare në Linz. Pasi tashme kishin siguruan veturën dhe u ushqyen mirë, familja ukrainase mori rrugën drejt distanconit të tyre, shkruan albinfo.at.
“Për fat të mirë, vetura u sigurua. Ajo u dhurua nga ne për familjen ukrainase. Adri Bugari falënderon edhe furrën “Europa” me pronar Haid Medo Suken për drekën. I urojmë familjes udhëtim të mbarë”, kishte shkruar në rrjetin social të tij në “Facebook”, njëri nga vëllezërit.
Një falënderim për këtë gjest human ka shprehur edhe kryetari i kësaj komune, Christian Partoll. Pasi ka falënderuar vëllezërit Bugari, ai për meinbezirk.at ka thënë: “Çdo ditë kontaktohem nga kompani dhe persona privatë, të cilët janë të gatshëm të japin ndihëm e tyre në çfarëdo lloj forme”, ka thënë kryetari Christian Partoll, i cili është i mahnitur nga gatishmëria për ndihmë e iniciativave private në Ansfelden.
Kryetari i komunës ka shtuar se është duke u përpjekur të organizojë kopshte dhe shkolla për fëmijët ukrainas që qëndrojnë në këtë komunë me familjet e tyre.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave













