Lajme
Trump kërkon ndihmë nga Putini për të luftuar presidentin Biden
Donald Trump i kërkon presidentit rus Putin të publikojë informacione kompromentuese që mund të ketë për djalin e presidentit Biden.
Bëhet e ditur se mes të kritikave për respektin e tij të lartë për presidentin rus, ish-presidenti Donald Trump përdori këtë javë një intervistë me “Just the News” për t’i kërkuar Putinit të publikojë çdo informacion kompromentues dhe të dëmshëm që mnd të ketë ai për familjen Biden.
Thuhet se ish-presidenti Donald Trump pretendon se një oligark rus i ka dhënë dhjetë vjet më parë Hunter Bidenit, djalit të dytë të presidentit Joe Biden, 3.5 milionë dollarë për bashkëthemelimin e një kompanie.
Shtëpia e Bardhë e kritikoi ashpër Donald Trumpin për intervistën. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, tha se vetëm një Donald Trumpi mund t’i shkojë në mendje në një situatë të tillë se “tani është koha e duhur për të bërë skema me Vladimir Putinin dhe për t’u mburrur për lidhjet e tij me Vladimir Putinin”.
Taktikë e vjetër e Trumpit
Kjo nuk është hera e parë që Trumpi bën thirrje për ndihmë nga Rusia për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë. Gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 kundër demokrates Hillary Clinton, republikani u bëri publikisht thirrje hakerëve rusë të ndihmonin në gjetjen e emaileve të Klintonit, duke thënë: “Rusi, nëse po dëgjon, shpresoj të jesh në gjendje të gjesh 30,000 emailet”.
Deri tani nuk ka asnjë provë që Hunter Biden është përfshirë në marrëdhënie të paligjshme me Rusinë. Por ai është nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë për evazion fiskal në lidhje me bizneset e tij në Kinë. Djali i presidentit është kritikuar nga Trump dhe të tjerët edhe për aktivitetet e tij financiare në Ukrainë. /DW
E-Diaspora
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin Bëhet e ditur se edhe Shqipëria do të jetë pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin,...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Alain Berset kaloi një javë pune të frytshme në Shqipëri Berset paraqiti kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Zvicra e mbështet...
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran?
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”