Kriza në Ukrainë
Rusia ka vetëm një kusht para takimit Zelensky – Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, vetëm kur të arrihet një marrëveshje konkrete me shkrim mes dyja vendeve.
Këtë e tha të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili nuk ka dhënë ndonjë detaj më tepër.
“Jo, Putini kurrë nuk e ka refuzuar një takim të mundshëm me Zelenskyn. Putini nuk e përjashtoi kurrë një takim të tillë dhe ky takim është hipotetikisht i mundshëm”, tha Peskov në televizionin publik rus.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, që ai takim të ndodhë, është e nevojshme që delegacionet ruse dhe ukrainase të krijojnë një dokument të caktuar.
“Jo një grup idesh, por një dokument konkret të shkruar. Atëherë do të vijë koha për një takim të tillë”, vuri në dukje Peskov.
Kujtojmë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka ftuar disa herë liderët e dyja vendeve për një takim në Turqi, por që deri më tani kanë ndodhur takime vetëm në nivele të ekspertëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës











