Lajme
Dy shqiptarë plagosen duke shpëtuar një grua nga grabitësit në New York
Bëhet e ditur se babë dhe bir u plagosën të shtunën në New York, duke e shpëtuar një të moshuar nga grabitësit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se rasti ndodhi në picerinë në lagjen Queens, pronarë të së cilës janë dy shqiptarë nga Ulqini, Louie Suljoviq dhe babai i tij, Qazim Suljoviq.
Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri.
E moshuara u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga njëri prej grabitësve.
38-vjeçari shqiptar në një intervistë për Top Channel tregoi se si kishte ndodhur rasti.
Ai tha se do ta bënte sërish të njëjtën gjë sa herë që dikush do të ketë nevojë për ndihmë.
Louie Suljoviq theksoi se e viziton Shqipërinë sa herë që ka mundësi.
“Kam lindur në SHBA, babai i ka emigruar në Amerikë, babai na ka rritur në mënyrën e duhur për të bërë gjënë e duhur. Kam që në vitin 2020 pa ardhur, e kam vizituar çdo verë Shqipërinë. Preferoj Ulqinin, ku kam dhe të afërmit e mi”.
E moshuara u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga prapa dhe pasi e kishin shtyrë ia kishin grisur çantën me thikë.
Babë e bir morën vlerësime nga Këshilli bashkiak, ndërkohë që për ta është hapur dhe një fondacion në GoFoundMe, për të ndihmuar në shërimin e Qazimit.
“Louie dhe babai i tij janë ndër qytetarët më të mirë që ka New Yorku. Ne i falënderojmë ata për trimërinë e tyre dhe iu urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia amerikane.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














