Futboll
Fatlum Kreka grumbullohet me kombëtaren e Austrisë në kualifikimet për Botërorin e Futsallit
Në mesin e 14 lojtarëve të kombëtares austriake, për herë të parë është ftuar edhe futbollisti shqiptar, Fatlum Kreka
Për herë të parë në historinë e saj, kombëtarja austriake do të merr pjesë në kualifikime për botërorin e Futsallit, shkruan albinfo.at.
Ndeshjet e fazës para-eliminatore për Botërorin FIFA 2024 do të zhvillohen si një mini –turne në Bronova Arena, në Karlskrona të Suedisë.
Shorti ka vendosur Austrinë në grupin E së bashku me Suedinë, Shqipërinë dhe Andorrën.
Takimi i parë i kombëtares austriake do të zhvillohet me Suedinë mikpritëse, pastaj kundër Shqipërisë do të zhvillohet të dielën (10 prill, në orën 13:00). Ndeshja e tretë dhe e fundit për austriakët do të jetë ndaj Andorrës, me 12 prill, në orën 15:00.
Sipas rregullore, në këtë fazë kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi.
Në mesin e 14 lojtarëve të kombëtares austriake, për herë të parë është ftuar edhe futbollisti shqiptar, Fatlum Kreka. Futbollisti shqiptar është 25 vjeçar nga Struga e Maqedonisë së Veriut, ndërsa luan për ekipin e futbollit të vogël, Stella Rossa.
Trajneri Patrik Barbic, është i lumtur që në mesin e futbollistëve të tij, tashmë ka edhe futbollistin Kreka, nga i cili pret shumë me debutimin e tij për kombëtaren austriake.
Ndërkohë, vet futbollisti Fatlum Kreka për “Krone Zeitung” është shprehur optimist për kualifikimin në botërorë.
“Qëllimi ynë do të jetë pjesëmarrja në kampionatin botërorë, edhe pse do të jetë paksa i vështirë sepse vetëm shtatë kombëtare nga Evropa do të mund të kualifikohen në kampionatin botërorë 2024”, ka thënë ai transmeton albinfo.at
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













