Lajme
Reagimi i Von der Leyen kur sheh trupat e pajetë në Bucha
Mediat e huaja raportojnë e presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është ndier e tronditur në momentin kur ka parë kufomat në tokë të të vrarëve në Bucha, përcjell albinfo.ch.
Von der Leyen, e cila gjatë ditës së premte ka qëndruar në Ukrainë, bashkë me shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, ka vizituar bashkë me zyrtarë ukrainas Buchan, ku edhe është ballafaquar me pasojat e luftës atje.
Von der Leyen dhe Borrell janë takuar edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, derisa në një konferencë për media pas takimit, ajo ka pyetur se si mund të jenë krimet ndryshe, duke aluduar në masakrën e Buchas.
“Instinkti im thotë: Nëse ky nuk është një krim lufte, çfarë është një krim lufte, por unë jam një mjeke me trajnim dhe avokatët duhet të hetojnë me kujdes”, u ka thënë gazetarëve von der Leyen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit













