Kosova
Kosova rifillion negociatat lidhur me marrëveshjen EFTA
Rëndësia e marrëveshjes EFTA në tregtinë e Kosovës me shtetet e tjera
Ministria e Industrise, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se dje, së bashku me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) kanë mbajtur takim virtual me pikën e kontaktit nga Sekretariati i EFTA-s dhe Drejtoreshën e Divizionit për Marrëdhënie Tregtare në kuadër të EFTA-s.
Sipas MINT, qëllimi i këtij takimi ishte “koordinimi i palëve në lidhje me finalizimin e dokumentit të modalitetit të negociatave dhe koordinimi i agjendave për datat potenciale për fillimin e negociatave”, derisa janë dakorduar se raundi i parë i negociatave të fillojë potencialisht në muajin qershor apo më së largu në fund të muajit gusht 2022, njofton MINT, përcjell Albinfo.ch.
Tutje, Ministria ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke iu referuar tregtisë me vendet e EFTA-s, e posaçërisht me Zvicrën.
Albinfo.ch përcjell disa informacione me rëndësi lidhur me EFTA-n dhe tregtinë e Kosovës me shtetet e saj.
Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë, e njohur si EFTA, është organizatë ndërqeveritare e Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës. Ajo u krijua në vitin 1960 dhe për qëllim kishte promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet anëtarëve të saj të atëhershëm, që ishin Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.
EFTA është tregtari i nëntë më i madh në botë në tregtinë e mallrave dhe i pesti më i madhi në tregtinë e shërbimeve. Është partneri i tretë më i rëndësishëm tregtar në mallra për BE-në dhe i dyti më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për shërbimet. Ndërsa, buxheti vjetor i EFTA-s përgatitet në dy monedha: franga zvicerane (CHF) dhe euro (EUR).
Sipas ASK-së, shteti i EFTA-s me të cilin ka më së shumti tregti Kosova është ai i Zvicrës, me eksport prej 50.8 milionë euro gjatë vitit 2021 dhe import prej 30.72 milionë euro gjatë po të njëjtit vit. Ndërsa, në Norvegji, Kosova ka eksportuar afër 1 milion euro dhe nga ta ka importuar rreth 4.5 milionë euro gjatë vitit 2021. Tregtia me Islandën gjatë të njejtit vit ka arritur në 233 mijë euro eksport dhe 27.63 milionë euro import.
Derisa, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shteti i EFTA-s, me të cilin vendi ynë ka më së paku eksport është Lihtenshtajni, në vlerë prej 5 mijë e 623 euro gjatë vitit 2021, dhe import rreth 344 mijë euro./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











