Kosova
Osmani për CNN: Rusia po e destabilizon Ballkanin përmes Serbisë
Presidentja e Kosovës tha se paqja në Evropë është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar për CNN se konflikti në Ukrainë mund të shtrihet dhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë Evropën.
Gjatë intervistës me gazetaren e njohur, Christiane Amanpour, ajo e krahasoi luftën në Ukrainë me atë që ka ndodhur në Kosovë më 1999.
“Imazhet që vijnë nga Ukraina, të njerëzve të pafajshëm, më kujtojnë atë që ne kemi kaluar”, tha Osmani.
Sipas Osmanit, Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë, duke e quajtur ‘satelit të saj’.
“Serbia vazhdon t’i shohë vendet e Ballkanit Perëndimor si ‘vende të përkohshme’”, tha Osmani. “Ne jemi këtu për të qëndruar të pavarur, sovran dhe komb me demokraci të gjallë”, shtoi ajo, përcjell Albinfo.ch.
Osmani foli edhe për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi.
Po ashtu përmendi djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të këtij fshati në vitet e luftës.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











