Lajme
Mijëra qytetarë mbushin rrugët e Beogradit me slogane kundër NATO-s
Mijëra qytetarë serbë marshuan në rrugët e Beogradit, me flamuj rusë dhe serbë dhe foto të presidentit Vladimir Putin në duar, për të protestuar kundër përpjekjes së qeverisë për ta distancuar veten nga lufta e Moskës në Ukrainë.
Thuhet se shumë grupe njerëzish, shumë prej të cilëve nacionalistë, iu bashkuan marshimit nga qendra e qytetit deri në Ambasadën ruse, ku kënduan himnet kombëtare të Serbisë dhe Rusisë dhe thërritën slogane kundër NATO-s.
“Erdha në këtë protestë për të mbështetur Rusinë dhe për t’i thënë qartë dhe fortë jo, veprimeve të autoriteteve të Beogradit, të cilat morën vendimin e turpshëm për të votuar kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara”, tha Mladen Obradovic.
Gjatë javëve të fundit Beogradi votoi tri here në favor të rezolutës qe dënonte luftën ruse në Ukrainë dhe e pezulloi Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. E megjithatë, Serbia, e cila është thuajse plotësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, refuzon të vendosë sanksione kundër Kremlinit dhe ka lejuar fluturime të rregullta drejt Moskës.
“Jo NATO-s” dhe “Serbët dhe rusët janë vëllezër”, thërrisnin protestuesit, që mbanin gjithashtu në duar slogane kundër presidentit Vuçiç, i cili fitoi një mandat të ri presidencial më 3 prill.
Më herët gjatë javë, në një lëvizje që sipas ekspertëve sinjalizoi shkëputje nga bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, Vuçiç tha se Serbia po mendonte blerjen e mbi 20 avionëve luftarakë perëndimorë./A2CNN
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar













