Ukraina
FMN parashikon një rritje ekonomike më të ngadaltë për shkak të luftës në Ukrainë
Ekonomia botërore do të rritet me një ritëm më të ngadaltë për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, thuhet në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuar të martën.
Ky organizëm parashikon një rritje prej 3.6 për qind këtë vit, që është gati dy herë më e vogël krahasuar me rritjen prej 6.1 për qind që u shënua vitin e kaluar. Fillimisht FMN-ja kishte parashikuar rritje prej 4.4 për qind për këtë vit.
“Efektet ekonomike të luftës po përhapen shumë, gjerësisht”, thuhej në raportin e FMN-së.
Lufta ka përkeqësuar prirjet negative ekonomike, siç janë problemet në zinxhirin e furnizimeve apo edhe rritja e çmimit të karburanteve e ushqimeve.
“Brenda disa javësh, bota ka përjetuar përsëri një tronditje të madhe e transformuese”, shkruante ekonomisti më i lartë FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, në parathënien e raportit.
“Ndërsa po vihej re një rimëkëmbje e qëndrueshme nga kolapsi ekonomik global i shkaktuar nga pandemia, lufta ka krijuar gjasa shumë reale që një pjesë e madhe e të ardhura të siguruara së fundmi, të humbasin”.
FMN-ja parashikon se ekonomia ruse do të tkurret me 8.5 për qind këtë vit, ndërsa ajo e Ukrainës do të bjerë në mënyrë drastike me 35 për qind.
Po kështu Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Evropa pritet të përballen me një rritje më të ngadaltë si rezultat i luftës./VOA
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas















