Kosova
FMN: Kosova, me rritjen më të ngadaltë ekonomike në 10 vjetët e fundit
Vitin e kaluar, sipas këtij raporti, prodhimi ekonomik i Kosovës është rritur për 9.5 për qind, sipas raportit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një projeksion për bruto-produktin vendor pret që Kosova të rritet për vetëm 2.8 për qind këtë vit.
Nga projeksioni i mëhershëm në muajin tetor të vitit 2021, parashihej që rritja të ishte 4.5 për qind.
Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që prodhimi vendor bruto (GDP) i Kosovës të rritet për 2.8 për qind këtë vit, duke e zvogëluar për 1.7 për qind parashikimin e bërë në tetor.
Rritja ekonomike e Kosovës pritet të arrijë në 3.9 për qind vitin e ardhshëm dhe në 3.5 për qind më 2027, tha FMN-ja në edicionin e prillit të raportit “Pikëpamja Ekonomike Botërore”, publikuar të martën.
Inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit në Kosovë pritet të shkojë në 9.5 për qind më 2022, nga 3.3 për qind, sa ishte vitin e kaluar, para se të bjerë në 3.3 për qind më 2023, tha FMN-ja.
Deficiti aktual tregtar i Kosovës, që ishte 9.1 për qind si përqindje e GDP-së më 2021, parashikohet të bjerë në 8.9 për qind më 2022 para se të zvogëlohet edhe më shumë në 7 për qind më 2023.
FMN-ja pret që GDP-ja e zonës së Evropës në zhvillim, ku përfshihen edhe Rumania, Turqia, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, të ulet për 2.9 për qind më 2022 para se t’i kthehet një rritjeje prej 1.3 për qind më 2023.
“Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizë të kushtueshme humanitare, e cila kërkon zgjidhje paqësore.
Në të njëjtën kohë, dëmi ekonomik nga konflikti do të kontribuojë në një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes globale më 2022 dhe shtim të inflacionit. Çmimet e ushqimit dhe naftës janë rritur shpejt, duke i goditur më së shumti popullsitë e ndjeshme në shtetet me të ardhura të ulëta”, theksoi FMN-ja.
Në raportin “Pasqyrës Ekonomike Globale”, të sapopublikuar, FMN parashikon që ekonomia në Shqipëri do të rritet këtë vit me vetëm 2%.
Për Malin e Zi vlerësimi është 3.8, për Bosnjë e Hercegovinën 2.4%, për Kosovën 2.8%. Maqedonia e Veriut pritet të ketë një rritje prej 3.2%. Më pak pritet ta ndiejë luftën Serbia, që vlerësohet se do të zgjerohet me 3.5% këtë vit dhe do të përshpejtohet në 4% vitet në vijim.
“Rritjen e ekonomisë sonë (prej 10,53% të Bruto Produktit Vendor) po e shpërndajmë për rritje të mirëqenies së qytetarëve duke e ndërtuar kështu shtetin social”, u shpreh kryeministri Albin Kurti më 12 prill, kur kishte vendosur të ndante nga 100 euro për shumë kategori sociale në vend.
Vitin e kaluar, ekonomia e Kosovës ishte rritur për 9.5 për qind sipas raportit, por fatkeqësisht njëjtë kishte ndodhur edhe me rritjen e çmimeve bazike (po 9.5 për qind) sipas FMN-së.
Për herë të fundit që FMN-ja kishte vlerësuar se Kosova kishte rritje më të vogël ekonomike ishte para dhjetë viteve, më 2012 – 1.7 për qind.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













