Lajme
Zviceranët përshtatin politikën e strehimit për refugjatët ukrainas
Autoritetet zvicerane po planifikojnë t’i kthehen një rishpërndarjeje të rregullt të refugjatëve nga Ukraina në një përpjekje për të reduktuar barrën veçanërisht për disa qytete, shkruan albinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) tha se qëllimi ishte strehimi i refugjatëve ukrainas të regjistruar, duke marrë parasysh kapacitetet në rajone.
26 kantonet e vendit luajnë një rol kyç në zbatimin e politikës së qeverisë për azilin nën sistemin federalist zviceran.
“Ne duam të krijojmë më shumë stabilitet si për refugjatët, ashtu edhe për zyrat kantonale të ngarkuara me mirëqenien ose arsimin për të shmangur një shpërndarje joproporcionale të njerëzve në nevojë”, tha David Keller i SEM në një konferencë shtypi të enjten.
Qytetet, duke përfshirë Cyrihun, Bazelin dhe Bernën, si dhe rajonin e Ticino-s, janë duke u përballur gjithnjë e më shumë me një numër të lartë refugjatësh.
Keller si dhe një zyrtar i lartë kantonal, Gaby Szöllösy, thanë se ishin në dijeni të konflikteve të mundshme të interesit nëse refugjatët e regjistruar ose familjet pritëse nuk mund të vendosnin më lirisht, shkruan albinfo.ch.
Rreth 37,000 refugjatë nga Ukraina janë regjistruar në Zvicër gjatë shtatë javëve të fundit. Rreth gjysma e tyre janë vendosur në familje private si pjesë e përpjekjeve të OJQ-ve dhe solidaritetit të qytetarëve individualë. Të gjithë, përveç disa refugjatëve ukrainas, iu dha një status ligjor i posaçëm, i cili u lejon atyre të aplikojnë për një vend pune dhe kanë të drejtë për kurse gjuhësore për të ndihmuar integrimin.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?













