Lajme
Gjermania rrit furnizimin me armë të ushtrisë ukrainase
Disa muaj më parë, dërgimi i tankeve gjermane në një zonë lufte do të kishte shkaktuar zemërimin publik. Sot, kancelari gjerman, Olaf Scholz, po përballet me kritika të ashpra, sepse duket se nuk dëshiron ta bëjë këtë.
Rreth 55 për qind e gjermanëve thonë se duan që armë të rënda, si tanke, të dërgohen në Ukrainë.
Politikanët e Gjelbër dhe FDP në qeverinë e tij, si dhe kundërshtarët konservatorë, akuzojnë kancelarin e qendrës së majtë për frenimin e dërgesave të armëve.
Berlini ka dorëzuar më pak armë se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, ndërsa ishte më i ngadalshëm për t’u përgjigjur. Por Gjermania nuk është aq e jashtëzakonshme në krahasim me vendet e tjera të Evropës Perëndimore dhe zotohet të rrisë ritmin, duke përfshirë edhe armatimin e rëndë.
Sllovenia tani do të dërgojë tanke të epokës sovjetike në Ukrainë – të cilat ushtarët ukrainas mund t’i përdorin dhe mund të përdoren menjëherë. Në këmbim, Berlini do t’i japë Sllovenisë tanke të prodhimit gjerman.
Gjermania gjithashtu do të trajnojë ushtarët ukrainas për të përdorur sisteme të prodhuara nga gjermanët. Gjithashtu Berlini do t’i japë Kievit një miliard euro për të blerë armë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave















