Lajme
Zvicra bllokon kërkesën gjermane për dërgimin e municioneve në Ukrainë
Autoritetet në Bernë kanë refuzuar – në bazë të neutralitetit – dy kërkesa të fundit nga Gjermania për të rieksportuar municion të prodhimit zviceran në Kiev, raporton gazeta SonntagsZeitung.
“Të dyja pyetjeve të Gjermanisë iu përgjigjën negativisht, duke iu referuar neutralitetit zviceran dhe kritereve të detyrueshme të refuzimit të ligjit për materialet e luftës”, tha një zëdhënës i Sekretariatit Shtetëror të Çështjeve Ekonomike të Zvicrës (SECO) për gazetën të dielën, përcjell albinfo.ch.
SECO nuk konfirmoi nëse kërkesat kishin të bënin me municionet e përdorura në automjetet luftarake të këmbësorisë Marder – tanke të kërkuara nga Kievi dhe të cilat aktualisht janë pjesë e debateve në Gjermani për dërgimin e materialit ushtarak në Ukrainë.
Kancelari Olaf Scholz këtë javë është përballur me kritika të rënda për hezitimin e qeverisë së tij për të dorëzuar armë të rënda në Kiev për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës kundër sulmeve ruse, ndërsa anëtarët e tjerë të NATO-s shtojnë dërgesat.
Scholz ka thënë se stoqet ushtarake të Gjermanisë janë tepër të varfëra për të dërguar ndonjë armë të rëndë në fushëbetejë, si tanke dhe obus, ndërsa ato që industria gjermane ka thënë se mund të furnizojë nuk mund të vihen lehtësisht në përdorim.
Neutraliteti zviceran dhe rregullat e eksportit të armëve ndalojnë dërgimin e armëve në vendet e përfshira në një luftë civile ose një konflikt ndërkombëtar.
Shitjet e armëve kufizohen gjithashtu nga një “deklaratë e lidhjes së jashtme të mos rieksportimit”, e cila ndalon dërgimin e armëve të prodhimit zviceran në një vend tjetër pa miratimin paraprak të SECO.
Ndërsa neutraliteti zviceran ka qenë objekt debati që kur vendi vendosi të bashkohet me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, çështja e eksportit të armëve është më e qartë dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, përjashtoi dërgimin e armëve në Poloni muajin e kaluar, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten













