Lajme
Mbrëmje bamirëse “Shpëto jetë” në Cyrih
Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënave dhe fëmijëve në Kosovë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon edicionin e katërt të mbrëmjes bamirëse “Shpëto jetë” në Cyrih.
Mbrëmja bamirëse “Shpëto jetë” do të mbahet më 5 maj, duke filluar nga ora 19:00, në restaurant Aubrey Schiffbaustrass 10, 8005 Cyrih, ku do të performojnë bendi i mirënjohur “Don’t listen to your neighbors”, të cilët udhëtojnë nga Kosova enkas për këtë ngjarje, transmeton albinfo.ch.
Kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e fondeve për t’i mbuluar nevojat esenciale në spitalet tona me pajisje mjekësore dhe medikamente, të cilat shpëtojnë jetët e nënave dhe fëmijëve.
Përveç dhurimit të donacioneve, mbrëmja përfshin darkë, muzikë live, rrjetëzim, dhe ankand të qetë me punime nga artistë të shumtë të Kosovës.
Pjesëmarrja juaj do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm në mbështetjen e misionit të organizatës Aksioni për Nëna dhe Fëmijë drejt përmirësimit të shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, thuhet në njoftim.
Thirrja për mbështetje dhe sponsorë është ende e hapur dhe kompanitë apo individët të cilët dëshirojnë të bëhen sponsorë dhe pjesëmarrës të ngjarjes bamirëse “Shpëto Jetë” mund të kontaktojnë në email adresën: [email protected] për të pranuar pakot e sponsorizimit të ngjarjes.
Pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e ngjarjes, mund t’i blejnë biletat në këtë vegëz: https://bit.ly/3JgdyRJ
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është një organizatë e themeluar në vitin 2013 e cila ka për mision shpëtimin e jetëve dhe përmirësimin e shëndetit të foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e tyre, ata zbatojnë projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.
Falë punës së kësaj organizate, llogaritet që deri më tash janë shpëtuar jetët e më shumë se 5,000 foshnjave në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale