Kosova
Kosovë: 70 për qind e punëtorëve të sektorit privat duan të ikin nga vendi
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka treguar për detajet rreth organizmit të protestë për 1 maj, ku do të protestohet për kushtet e punëtorëve të sektorit privat.
“Është një protestë simbolike, dhe kemi ftuar kryetarët e mbi 50 shoqatave sindikale në Prishtinë, bashkë me nënkryetarët, në protestë pritet të jenë të pranishëm rreth 150 udhëheqës sindikatash”, tha Azemi në Klan Kosova.
Azemi tha se kjo protestë po bëhet me qëllim që t’i dërgojnë një mesazh Qeverisë dhe pronarëve të kompanive.
“Ne nuk po shohim një sinjal pozitiv në rirregullimin e gjendjes së punëtorëve të sektorit privat. Ajo për çdo ditë po shkon duke u përkeqësuar. Ne do të kërkojmë atë që Qeveria e ka pasur për obligim ta bëjë, sepse ka pasur që marrëveshjen kolektive ta nënshkruajë qysh moti, ka pasur për obligim që ta formojë gjykatën e punës, ka pasur për obligim që të kemi një fond social nëse kemi raste të lëndimeve në punë”, u shpreh tutje Azemi.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat u ankua se Qeveria nuk po mban kontakt me sindikata e sektorit privat. “Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës, nuk ka dialog me sektorin privat të Kosovës, dhe nuk ka dialog me të gjitha sindikatat private të Kosovës, dhe kjo është më e rënda”. “Dëmi më i madh që po u shkaktohet punëtorëve privatë është se mbi 70 për qind e tyre që janë këtu, qëllimin përfundimtar e kanë si të ikin nga Kosova, pasi që nuk iu kemi krijuar kushtet elementare, mos të flasim mesatare, ose maksimale, nuk iu kemi krijuar kushtet optimale për mbijetesë”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










