Lajme
Lakra dhe vlerat e saj ushqyese
Lakrat kanë një nivel më të lartë proteinash se të gjitha perimet e mbledhura së bashku, por edhe vitamina dhe minerale. Lakra mbron ADN-në, ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike. Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë pa dyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut. Mbështet sistemin kardiovaskular.
Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij. Lakra përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës.
Burim i pasur fibrash
Ne kemi nevojë për shumë fibra në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë. Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër. Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat.
Ofrojnë Vitaminën K
Lakrat janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit. Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K, për të cilën keni nevojë.
Ndihmon me detoksifikimin
Vlerat shëndetësore të lakrës përfshijnë edhe aftësinë e saj për detoksifikimin e organizmit. Lakra përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në procesin e detoksifikimit.
Lakra ka sasinë më të lartë të disa prej antioksidantëve më të fuqishëm që gjenden në perime-fitonutrientët, si: thiocyanates, luteinë, zeaxanthin, isothiocyanates dhe sulforafanë, të cilat stimulojnë enzimat detoksifikuese. Studimet kanë treguar që këto komponime mbrojnë kundrejt disa llojeve të kancerit si : kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës. Ato gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të LDL (lipoproteinës me densitet të ulët) ose nivelit të “kolesterolit të keq” në gjak, të cilat mund të krijohen në arterie dhe të shkaktojnë sëmundje të zemrës.
E pasur në vitaminë K, lakra siguron 85% të kërkesës së përditshme të trupit. Kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për metabolizmin e kockave, por dhe për parandalimin e sëmundjeve, si Alzheimeri, duke kufizuar dëmtimin neuronal në tru.
Vlera e përditshme prej 54 % e vitaminës C që furnizon trupin me një porcion të lakrës është mbresëlënëse – madje edhe më shumë se portokallet – të cilat mund të ndihmojnë në eliminimin e radikalëve të lira dhe të mbrojnë nga infeksioni.
Lakra është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminës B6, folatit dhe manganit, si dhe sasi të shëndetshme të tiaminit (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe acid pantotenik (vitamina B5). Lakra gjithashtu siguron hekur, magnez, fosfor, kalcium për kocka të forta dhe kalium për rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













