Kosova
Tre persona u mbytën në lumë dje në Kosovë, në mesin e tyre dy fëmijë
Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies në lumë gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Dje u raportua se tre persona humbën jetën si pasojë e rënies në lumë, në mesin e tyre edhe dy fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash.
Fillimisht u raportua se rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit, në lumin e fshatit Deiq të Klinës disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja.
Gjetja e turpit të pajetë në Klinë nga FSK
Trupi i pajetë i viktimës u nxor nga lumi në orët e pasdites, 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.
Trupin e viktimës nga lumi kanë arritur ta nxjerrin ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së.
“Gjatë ditës së sotme ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve për një person të rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit”, njoftoi FSK.
Një rast tjetër tragjik ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, ku një fëmijë është gjetur pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit.
Rasti në Mitrovicë
Rastin e konfirmuan nga Policia e Kosovës, duke njoftuar se rasti kishte ndodhur rreth orës 17:50.
Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishte hyrë në kanal për t’u larë”, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Gjithashtu jetën e humbi edhe një 6-vjeçar në Dragash, si pasojë e rënies në lumë nga një urë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Dyshohet se 6 vjeçari derisa ka qenë duke luajtur me shokë, nga një urë ka ra në lumin fshatit Radesh të Dragashit. Policia së bashku me prokurorin në Prizren, kanë fillua hetimet dhe po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.
Kujtojmë se javë më parë edhe një fëmijë kishte rënë në Lumbardhin e Pejës, por që i njëjti falë angazhimit të disa qytetarëve kishte arritur të shpëtonte.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër