Uncategorized
PS kërkon largimin e Huawei-t nga Zvicra, pasi “Kina është diktaturë”
"Kompanitë e kontrolluara nga shtetet diktatoriale duhet të përjashtohen nga infrastrukturat me rëndësi strategjike"
Kanadaja ka ndalouar ditë më parë kompaninë Huawei. Grupi kinez i teknologjisë do të përjashtohet nga zgjerimi i rrjetit 5G. Kështu ka vendosur këtë javë qeveria në Otavë. Frika nga spiunët e Pekinit është shumë e madhe.
Nëse do të vendoste vetë PS-ja (Partia Socaldemokrate e Zvicrës), një verdikt i ngjashëm mund të merret së shpejti në Bernë, transmeton albinfo.ch. Në një mocion të ri, partia kërkon që Këshilli Federal të heqë dorë nga përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga kompanitë e kontrolluara nga shtetet autoritare.
Huawei përmendet në mënyrë eksplicite në tekstin e justifikimit të nismës. Në të ardhmen duhet të përdoret një ligj i ri për të kontrolluar me kujdes nëse komponentët e Huawei-t në rrjetin 5G në Zvicër janë të pranueshëm.
“Për shkak të afërsisë së Huawei me shtetin autokratik kinez, unë dyshoj shumë për këtë”, thotë deputeti nacional i PS-së nga Kantoni Graubünden, Jon Pult.
Për partinë e tij, diskutimi për trajtimin e teknologjisë dhe njohurive kineze është i një natyre thelbësore, shkruan presse24.net. Kudo që është e mundur, PS-ja dëshiron të mbështetet në zgjidhjet evropiane. Kjo është gjithashtu më e rëndësishme sesa drejtimi i fondeve shtesë për Departamentin e Mbrojtjes.
“Nëse vërtet duam të rrisim sigurinë tonë përballë agresionit rus dhe ngritjes së Kinës, ne kemi nevojë për prioritete të tjera përveç rritjes së rastësishme të buxhetit të ushtrisë”, përcjell albinfo.ch. Përkundrazi, ajo që nevojitet është një pavarësi më e madhe ekonomike dhe teknologjike nga shtetet autoritare.
PS-ja mund të jetë veçanërisht e zëshme në lidhje me këtë pozicion, por shumica e partive të përfaqësuara në Parlament e shohin Pekinin më ndryshe sot sesa disa vjet më parë.
Kështu, në vitin 2014, marrëveshja e tregtisë së lirë me Kinën ishte konsideruar si një arritje e diplomacisë ekonomike zvicerane dhe një avantazh vendimtar ndaj evropianëve. Kjo eufori tashmë është zhdukur dhe Presidenti Federal, njëherësh ministër i Jashtëm, Ignazio Cassis, ka kohë që ka marrë një ton më të qartë.
Deputeti Pult e quan thjesht një gabim, marrëveshjen e përmendur. Ashtu si ai, një numër kolegësh të tij në parlament nuk janë më të gatshëm të heqin dorë nga shqetësimet strategjike dhe humanitare për shkak të avantazheve ekonomike, transmeton albinfo.ch. Kështu, të premten, Komisioni Ligjor i Dhomës Nacionale të Parlamentit vendosi të zgjerojë detyrën e mbikëqyrjes mbi kompanitë për të luftuar punën e detyruar. Kina ishte gjithashtu në qendër të këtij vendimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 Zvicra ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e tetë avionëve luftarakë... -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër












