Lajme
Kamberi: Shqiprim Arifi bëri fushatë kundër meje dhe koalicionit
Kamberi pasi nuk arriti të rizgjidhet deputet: Janë ‘dreqërit nga radhët tona’ që votuan SPS-in e Daçiqit
Bëhet e ditur se Shaip Kamberi nuk arriti të fitojë një ulëse në Kuvendin e Serbisë, duke bërë kështu që, pas 15 vjetësh, në këtë kuvend të mos ketë asnjë deputet shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Ai beson se deri te kjo erdhi për shkak të përçarjes së grupacioneve politike shqiptare në Luginë të Preshevës, që këtë herë dështuan të bëhen bashkë dhe të garojnë me një listë të vetme.
Kamberi, në një intervistë për “Edicionin Special” të Klan Kosovës, deklaroi se “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” po reziston ndaj Serbisë, derisa thotë se Shqiprim Arifi po i përshtatet Beogradit.
“Mendoj se ndarja deri te listat ka ardhur pikërisht për shkak të koncepteve politike që është dashur të ndiqen në Beograd, konceptin e rezistencës politike, të cilin e kemi pasur ne si ‘Koalicion i Shqiptarëve të Luginës’ dhe koncepti i pragmatizmit, siç është sugjeruar nga pjesa tjetër. Rezultatet zgjedhore që i kemi sot aktuale në terren flasin se lista, e cila ka folur se duhet të jemi pragmatikë me Beogradin, ka marrë vetëm 1927 vota në Preshevë dhe vetëm 350 vota në Bujanoc. Elektorati ynë është drejtuar dhe orientuar të japë përkrahjen një rezistence politike të vazhdueshme ndaj Serbisë”.
Madje, ai tha se Shqiprim Arifi, kryetari aktual i Preshevës, ka bërë fushatë kundër tij dhe koalicionit që udhëheq, duke thënë se ai po reziston ndaj përfaqësimit të mundshëm të shqiptarëve në Kuvend të Serbisë.
“Shqiprim Arifi edhe këto dy-tri ditë të fundit para zgjedhjeve, përmes portaleve të veta, ka udhëhequr një fushatë negative personalisht kundër meje, koalicionit dhe këtij suksesi, por secili i ka zgjedhjet e veta. Unë dhe Koalicioni i Shqiptarëve kemi marrë përkrahje nga gjithë shqiptaria, prej presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Albin Kurti, që s’ka ndodhur asnjëherë në asnjë proces zgjedhor, ndodh që në Preshevë kemi rezistencë ndaj një suksesi të mundshëm të shqiptarëve për përfaqësim. Një deputet shqiptar përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe jo një parti politike”.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











