Lajme
Gjermania dakordohet me Greqinë për dërgim të tankeve në Ukrainë
Gjermania do të ndihmojë që tanket e periudhës sovjetike që disponon Greqia të dërgohen në Ukrainë dhe t’i zëvendësojë ato me tanke të reja moderne.
Kancelari, Olaf Sholz tha se ka folur me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis për një marrëveshje të tillë.
Berlini ka bërë një marrëveshje të ngjashme me një numër vendesh që kanë tanke të epokës sovjetike, të cilat mund të përdoren nga ushtarët ukrainas menjëherë pas stërvitjes, përcjell Albinfo.ch.
Gjermania ka arritur marrëveshje të tilla me Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Poloninë, raporton BBC.
Gjermania po trajnon gjithashtu ushtarë ukrainas për armë të rënda moderne, të cilat më pas do t’i dorëzohen Ukrainës.
Ministrat gjermanë thonë se Berlini po dërgon shumë armë në Ukrainë, duke kundërshtuar përshtypjen që kanë vendet e tjera të cilat thonë se Gjermania nuk po bën mjaftueshëm.
Por disa ministra dhe politikanë kryesorë brenda qeverisë pranojnë se dërgesat janë më të ngadalta dhe më të ndërlikuara nga sa pritej fillimisht.
Ka një presion në rritje në Gjermani që dërgesat të përshpejtohen, të jenë më transparente dhe më të organizuara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit










