Ukraina
73% e të anketuarve rusë mbështesin luftën në Ukrainë
Shumica e rusëve, kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga pushtimi, mbështesin luftën në Ukrainë, por vëmendja e tyre ndaj saj ka filluar të zbehet.
Një sondazh i fundit nga Qendra e pavarur Levada, e njohur si agjent i huaj në Rusi, thotë se 73 për qind e të anketuarve besojnë se “operacioni special ushtarak” është i suksesshëm.
Për shumicën e rusëve, televizioni është burimi kryesor i informacionit.
Lev Gudkov, kreu i Qendrës Levada, i vetmi anketues i madh i pavarur në Rusi, i cilësuar si ‘agjent i huaj’ nga autoritetet ruse, thotë se mbështetja publike për luftën është rezultat i një përpunimi total të vetëdijes masive nga makineria e propagandës shtetërore.
“Kjo është pothuajse një bllokadë informacioni dhe censurë totale. Një masë e madhe e popullsisë informohet vetëm me lajmet që janë në televizion. Dhe, nga televizoni vjen një demagogji agresive, gënjeshtra dhe propagandë. Vetëm një linjë, me manipulimin e fotove dhe me një drejtim shumë të fortë. Ne po flasim jo vetëm për ndikimin aktual të papritur të propagandës, çështja është shumë më serioze, propaganda ngriti ato shtresa që ishin zhvilluar dhe ishin karakteristike për epokën sovjetike”, tha ai.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri












