Ukraina
Komisioni Evropian mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE
Komisioni Evropian pritet të mbështesë dhënien e statusit e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ukrainën gjatë javës së ardhshme, pavarësisht nga kundërshtimet e Danimarkës dhe Holandës, raportoi më 10 qershor Bloomberg, duke cituar burime anonime.
Bloomberg tha se persona të njoftuar me këtë çështjen thanë se rekomandimi, i cili duhet të debatohet dhe më pas të miratohet nga kolegji i komisionarëve të Bashkimit Evropian, do të bëhet me kushte që lidhen me sundimin e ligjit dhe ligjeve kundër korrupsionit.
Miratimi nga Komisioni Evropian kërkon marrëveshje me shtetet anëtare, që sipas Bloomberg, mund të paraqesë problem me Danimarkën, e cila ka lëshuar një notë diplomatike, duke paralajmëruar se Ukraina nuk ka plotësuar mjaftueshëm kushtet që lidhen me stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe respektim dhe mbrojtje të minoriteteve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes një procedure më të shkurtuar, duke shtuar se kjo do të ishte “një përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Liderët e bllokut pritet të bisedojnë për këtë çështje më 23 dhe 24 qershor.
Bashkimi Evropian me 27 anëtarë nuk është zgjeruar për pothuajse një dekadë për shkak të mbështetjes së dobët nga shtetet kyçe./REL
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













