Ukraina
Anëtarësimi i Ukrainës në BE: Von der Leyen, sërish në Kiev
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të shtunën se ekzekutivi i BE-së do të finalizojë “deri në fund të javës së ardhshme” opinionin e nëse Ukraina duhet të jetë një vend kandidat për t’iu bashkuar BE-së apo jo.
“Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme”, i tha në Kiev, presidentja e KE-së, Von der Leyen, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Shefja e KE-së, Von der Leyen, bëri një vizitë befasuese të shtunën në Kiev të Ukrainës, shtet ky që po përballet me agresionin rus që nga data 24 shkurt.
Në fund të muajit shkurt, Ukraina ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Pavarësisht se disa ligjvënës të BE-së e mirëpritën aplikimin, anëtarësimi i Ukrainës duket ende proces i largët.
Ka qenë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se nuk mund të ketë një inkuadrim të shpejtë, pasi siç ka thënë ai, gjithmonë duhet respektuar procedurat, ndryshe tha ai, i humbet serioziteti procesit të zgjerimit.
Në ndërkohë liderët ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, kanë bërë thirrje për anëtarësim të shpejtë të Ukrainës në kuadër të bllokut.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













