Lajme
Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe te memoriali në Prekaz: Dita e Çlirimit i ka rrënjët këtu
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Osmani tha se në Prekaz u vulos liria jonë, me sakrificën dhe trimërinë e legjendarit Adem Jashari, dhe të gjithë familjes Jashari.
“Nga këtu shprehim nderimin për të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vlerën e lirisë e vendosën edhe para jetës së tyre, në mënyrë që ne të gëzojmë këtë ditë”, tha Osmani.
Ndërkohë, Kurti tha se lufta çlirimtare nuk mund të mendohet nga askush pa Jasharët
“Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare. Dita e Çlirimit dhe Paqes i ka rrënjët këtu”, u shpreh Kurti.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














