Lajme
A ka dështuar ulja e taksës së karburantit në Gjermani?
Si pjesë e paketës së saj të lehtësimit të energjisë, qeveria gjermane uli taksat si për benzinën, ashtu edhe për naftën për muajt qershor, korrik dhe gusht.
Lëvizja për të ulur taksën e energjisë në minimumin e BE-së u krijua për t’u ofruar drejtuesve të makinave një marrëveshje më të mirë gjatë verës. Në ditën e parë të uljes së taksave, çmimet në pompa ranë ndjeshëm, por më pas u kthyen në mbi 2 € për litër brenda disa ditësh.
Nga e diela, shoferët paguanin deri në 2,10 euro për një litër naftë dhe 2,04 euro për një litër Super E10, sipas benzinpreis.de, përcjell albinfo.ch.
Konsumatorët janë përgjigjur me indinjatë për faktin se rreth 35 centë kursime për një litër benzinë dhe 17 centë për një litër naftë duket se janë futur në xhep nga kompanitë e benzinës, ndërkohë që çmimet e karburanteve mbeten po aq të larta si kurrë më parë.
Marcel Fratzscher, kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), e quajti lëvizjen e qeverisë një “dështim”.
“Zbritja e karburantit ka dështuar – dhe është dashur të dështojë”, tha ai. “Ky lloj shkurtimi i taksave mund të funksionojë vetëm nëse vërtet ka konkurrencë”.
Ulja e taksave u kritikua gjithashtu nga liderja e Partisë së Gjelbër, Ricarda Lang, e cila tha se ajo “nuk kishte interes të shihte kompanitë e naftës minerale të bënin fitime të mëdha”.
Por ministri i Financave, Christian Lindner (FDP), i cili udhëhoqi të ashtuquajturën ‘zbritje të karburantit’, mbrojti skemën. Ai pretendoi se ulja e taksës së energjisë ishte kaluar te pronarët e makinave nga firmat e benzinës dhe argumentoi se çmimi i karburantit do të ishte “shumë më i lartë” nëse qeveria nuk do të kishte ndërhyrë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla