Lajme
Pushtoi Ukrainën, Putin përmend sërish Kosovën
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur se Rusia ka të drejtë të njohë si të pavarura republikat e vetëshpallura në Donbas të Ukrainës, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ai ka marrë sërish si shembull “vënien e precedentit” në rastin e Kosovës, siç e ka quajtur.
Gjatë fjalimit në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar” në St. Petersburg ka përsëritur deklaratat që pati dhënë disa ditë pasi Rusia njohu si të pavarura dy republikat në Ukrainë.
“Kur Kosova u paURvarësua, nën presionin e shteteve ndërkombëtare, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi se nuk është shkel ligji ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara.
Do të thotë se nuk duhet të pyetet qeveria qendrore për t’u pavarësuar.
Ky ishte një precedent”, ka deklaruar Putin.
Ai ka thënë se kjo nënkupton që dy rajonet, Luhansku dhe Donetsku, s’kanë nevojë të marrin leje prej Kievit.
Këto dy rajone shpallën pavarësinë pak para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.
“Ato shpallën pavarësinë. A kemi të drejtë t’i njohim? Sigurisht që po”, ka thënë Putin.
Presidenti rus po ashtu theksoi se pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, “Perëndimi iu kthye ndarjes së Kosovës nga Serbia”.
Sipas tij, vendet perëndimore nisën luftëra në shkallë të gjerë, duke përfshirë Irakun, Libinë e AfganistanIN.
“Por puna është se situata të tilla u zhvilluan siç donin ata, dhe jo siç do të duhej.
Në shumë raste, le të themi, për shembull, në Jugosllavi – shteti u copëtua.
Pas BRSS-së dolën vende të tjera dhe interesa të reja shpërthyen.
Kishte kontradikta të brendshme dhe ata i nxitën.
Pastaj filluan ta shkëpusin Kosovën nga Serbia.
S’është e qartë pse”, ka thënë Putin.
Ndryshe, Putin ka fajësuar shtetet perëndimore për krizën botërore ekonomike në botë.
Presidenti rus gjithashtu ka arsyetuar pushtimin e Ukrainës me “denazifikimin” e Ukrainës./abcnews
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












