Kriza në Ukrainë
Lufta në Ukrainë – Stoltenberg: Përgatitemi për një luftë të gjatë
Perëndimi duhet të përgatitet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në një luftë që mund të zgjasë me vite, ka paralajmëruar shefi i NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka thënë për Bild se kostot e luftës ishin të larta, por çmimi për ta lënë Moskën të arrijë qëllimet e saj ushtarake ishte edhe më i madh.
Komentet e tij erdhën pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, paralajmëroi gjithashtu për nevojën për t’u përgatitur për një konflikt afatgjatë.
Stoltenberg dhe Johnson thanë se dërgimi i më shumë armëve do ta bënte një fitore për Ukrainën më të mundshme.
“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vjet. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës. Edhe nëse kostot janë të larta, dhe këtu nuk flas vetëm për mbështetjen ushtarake”.
Shefi i aleancës ushtarake perëndimore tha se furnizimi i Ukrainës me më shumë armë moderne do të rriste shanset e saj për të qenë në gjendje të çlironte rajonin lindor të vendit Donbas, shumica e të cilit aktualisht është nën kontrollin rus.
Gjatë muajve të fundit forcat ruse dhe ukrainase kanë luftuar për kontrollin e territorit në lindje të vendit – me Moskën që ka bërë përparime të ngadalta javët e fundit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











