Lajme
Studim: Vaksinat kundër Covid ulën numrin e vdekjeve globale me 20 milionë në vitin e parë
Sipas analizës së parë të madhe, vaksinat kundër Covid ulën numrin e vdekjeve globale me 20 milionë në vitin e parë pasi ato ishin të disponueshme, transmeton albinfo.ch
Studimi, i cili modeloi përhapjen e sëmundjes në 185 vende dhe territore midis dhjetorit 2020 dhe dhjetorit 2021, zbuloi se pa vaksinat Covid do të kishin vdekur 31.4 milionë njerëz dhe se 19.8 milionë nga këto vdekje ishin shmangur.
Studimi është përpjekja e parë për të matur numrin e vdekjeve të parandaluara drejtpërdrejt dhe tërthorazi si rezultat i vaksinimeve kundër Covid-19.
“Ne e dinim se do të ishte një numër i madh, por nuk mendoja se do të ishte deri në 20 milionë vdekje vetëm gjatë vitit të parë,” tha Oliver Watson, nga Imperial College London, i cili është një autor i parë në studimin e kryer nga shkencëtarët në universitet, transmeton tutje albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss














