Lajme
Kurti: Rroftë Sllovenia, Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e saj
Në ditën e pavarësisë së Sllovenisë, kryeministri Albin Kurti, ka publikuar fotografi me ambasadoren e këtij shteti në Kosovë, Minca Benedejçiq.
Me këtë rast ai ka thënë se Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj.
Tutje, kreu i ekzekutivit është shprehur i bindur që bashkëpunimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve.
Në gjuhën sllovene, Kurti në Twitter shkroi: Rroftë Sllovenia.
“Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj. Jam shumë i bindur se bashkëpunimi ynë dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve tona. Naj živi Slloveni!”.
Kosova rejoices and find encouragement in the successes of Slovenia and its citizens. I am strongly convinced that our cooperation and deepening of bilateral relations between Kosova and Slovenia will be beneficial for the future of our two countries.
Naj živi Slovenija! pic.twitter.com/lmWbcXvMR2— Albin Kurti (@albinkurti) June 25, 2022
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













