Lajme
Shimpanzeja u vra nga punonjësit e parkut zoologjik, qytetarët paralajmërojnë protesta
Reagime të fuqishme në rrjetet sociale ka shkaktuar ngjarja e ndodhur mëngjesin e së shtunës në Parkun Zoologjik të Atikës ku punonjësit e tij kanë vrarë një shimpanze që ka mundur të dalë përtej mureve të parkut duke rrezikuar vizitorët.
Bëhet fjalë për më të madhin nga 9 shimpanzetë e Parkut Zoologjik të Atikës, me moshë 27 vjeç dhe rreth 1.60 metra i lartë. Ai arriti të kalonte telat mbrojtës të tensionit të lartë të energjisë elektrike dhe hendekun me ujë dhe ka dalë nga parku.
Të paktën 20 persona nga stafi i parkut janë mobilizuar menjëherë në përpjekje për ta kapur, ndërsa shimpanzeja ishte ngjitur në një shtyllë të lartë tre metra. Gjithashtu është dhënë urdhër nga altoparlantët që gjithë vizitorët që ndodheshin në atë moment në parking, të futeshin në makina dhe të qëndronin brenda tyre.
Përfundimisht, rojat nuk kanë mundur ta kapin shimpanzenë dhe u mor vendimi për ta vrarë. Një prej zyrtarëve të Parkut Zoologjik të Atikës, Jean-Jacques Lesouard, ka shpjeguar se nuk mund t’i injektonin anestezi, pasi për shkak të gjendjes do të duheshin 15 minuta që të vepronte ilaçi, kohë kur kafsha mund të sulmonte dikë prej vizitorëve.
Por në rrjetet sociale, askush nuk është pajtuar me vrasjen e majmunit, duke komentuar se këto kafshë jo vetëm që mbahen të mbyllura ,por edhe se kur përpiqen të fitojnë lirinë, i vrasin. Madje është bërë thirrje për një miting proteste mbrëmjen e së dielës ,ku do të kërkohet edhe mbyllja e parqeve zoologjike.
https://newsunrolled.com/world/44703.html
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike















