Lajme
NATO zyrtarizon ftesat për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës
NATO zyrtarizoi ftesat për Suedinë dhe Finlandën këtë të mërkurë, për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Zgjarimi i aleancës me te dyja vendet skandinave, konsiderohet historik dhe zvogëlon drejtpërdrejt synimet e presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa lufta e tij Ukrainë vijon ende.
“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën euro-atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për Aleancën, përfshirë gjatë procesit të pranimit,” thuhej në deklaratë.
Tanimë vendimi do të shkojë në parlamentet dhe legjislaturat e 30 vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar.
Udhëheqësit e NATO-s thanë se prisin që procesi të ecë shpejt, duke lejuar një pranim të paprecedentë, për të treguar unitet kundër presidentit Putin.
Zyrtarizimi i ftesave vjen pas zgjidhjes diplomatike të arritur ndërmjet Suedisë dhe Finlandës me Turqinë, pasi kjo e fundit refuzonte anëtarësimin e tyre, me arsyetimin se në vendet skandinave strehoheshin anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe nga lëvizja e Fethullah Gulen./Euronews
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












