Kosova
Luiza Gega rrëmben medaljen e artë, 3000 metra me pengesa
Atletja e shquar shqiptare, Luiza Gega, fitoi medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa, me kohën 9’14”31, e cila gjithashtu është edhe një rekord i ri kombëtar, përcjell albinfo.ch.
Atletja kuqezi, Luiza Gega, bëri një garë të shkëlqyer. Qysh në start ajo e udhëhoqi garën, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren e saj. Madje, nga xhiro në xhiro, ajo e thelloi distancën nga ndjekëset e saj, duke i lënë pas thuajse 50 metra.
Fitorja e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare të Orani nga atletja Luiza Gega, as më pak dhe as më shumë, është një konfirmim e aftësive të saj sportive, e cila edhe para katër vjetësh fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës në Spanjë.
Pas këtij suksesi të atletes Luiza Gega, numri i medaljeve të sportistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare të Oranit shkoi në 3, dy të arta dhe një bronzi.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











